Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.
Rasti ka ndodhur të enjten në Ferizaj, në ora 11:00.
“Lidhur me rastin gjatë kontrollit janë hasur diploma të falsifikuara, dëftesa, si dhe një libër i protokollit, po ashtu është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
