E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, 3 të vdekur, shpëtohen 15 alpinistët (VIDEO)

Screenshot 3 4 713x400

Të gjithë alpinistët e mbijetuar janë gjetur pas shpërthimit të fuqishëm të vullkanit në malin Dukono në lindje të Indonezisë, ndërsa bilanci tragjik mbetet tre viktima.

Lajmi u konfirmua nga shefi i policisë lokale, Erlichson Pasaribu, i cili deklaroi se gjithsej 15 persona janë evakuuar me sukses nga zona malore pas operacionit të kërkim-shpëtimit.

Sipas autoriteteve, dy udhërrëfyes lokalë të grupit të alpinistëve kanë mbetur ende në mal për të ndihmuar ekipet e emergjencës në nxjerrjen e trupave të tre personave që humbën jetën gjatë shpërthimit. Viktimat janë dy shtetas të huaj dhe një banor nga ishulli Ternate.

Operacioni i shpëtimit është zhvilluar në kushte shumë të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe aktivitetit të vazhdueshëm vullkanik. Autoritetet thanë se një pjesë e rrugës mund të përshkohej vetëm me automjete, ndërsa pjesa tjetër kërkonte transportimin e të lënduarve dhe viktimave me barela.

Screenshot 2 7

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive në Indonezi bëri të ditur se pesë persona mbetën të plagosur nga shpërthimi.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” në Paqësor, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik, dhe ka rreth 130 vullkane aktive.

InfoShqip