
Zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku pohon se konsumatorët nga plot tetë komuna u kanë borxh në vlerë prej 45 milionë eurosh.
Ajo tha se kjo gjë është alarmante, andaj kërkoi drejtësi dhe veprim.
“Po, 45 milionë euro është borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ky borxh është gjithsej nga tetë komuna të cilat ne i menaxhojmë, pra 40 për qind e territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mjeku në Klan Kosova.
“Këto përbëjnë alarm që kërkojnë ndërgjegje, drejtësi dhe veprim”.
The post KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe appeared first on Gazeta Express.
