Real Madridi po përgatitet t’i japë lamtumirën një prej ikonave të klubit.
Sipas gazetarit Alberto Pereiro, madrilenët po planifikojnë një ndeshje homazh për Dani Carvajal në sfidën e fundit në shtëpi të sezonit ndaj Athletic Bilbao.
Mbrojtësi 34-vjeçar pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit, pasi kontrata e tij skadon muajin e ardhshëm, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë dhe të suksesshëm me fanellën e “Los Blancos”.
Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për Carvajalin, i cili është përballur me probleme të shumta fizike dhe mungesë të vazhdueshme të minutazhit.
Situata e tij është komplikuar edhe nga raporti jo i mirë me trajnerin Alvaro Arbeloa.
Në të njëjtën kohë, ardhja dhe forma e shkëlqyer e Trent Alexander-Arnold kanë bërë që anglezi të kthehet në zgjedhjen kryesore për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke reduktuar ndjeshëm rolin e veteranit spanjoll.
Përveç situatës në klub, Carvajal po përballet edhe me pasiguri sa i përket një ftese të mundshme nga kombëtarja e Spanjës për Kupën e Botës, pasi forma dhe gjendja e tij fizike mund të ndikojnë negativisht në planet e kombëtares. /Telegrafi/
