E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Valverde humbet “El Clasico”/ Grushta nga Tchuameni, kapiteni i Real me traum dhe çarje në kokë

Përplasja mes Federiko Valverde dhe Aurelian Tchuameni në dhomat e zhveshjes së Real Madrid ishte e fortë dhe e dhunshme. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim, pasi klubi “merengues” njofoi zyrtarisht lëndimin dhe mungesën e kapitenit të tij në “El Clasico” e së dielës kundër Barcelona.

Në njoftimin e “los blancos” thuhet se Valverde ka pësuar një traumë në kokë dhe për këtë do të mungojë nga 10 deri në 14 ditë siç parashikon protokolli mjeksor në këto raste. Më parë, Real Madrid kishte zyrtarizuar edhe nisjen e hetimit disiplinor për të dy futbollistët, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vetë Valverde regoi për herë të parë, ndërsa mohoi të ketë patur Shkëmbime grushtash me shokun e tij të ekipit. “Janë gjëra që ndodhin në dhomat e zhgeshjes, por që te Real Madrid dhe në një sezon negativ si ky zmadhohen me dashje. Gjatë diskuimit unë përplasa kokën në një tavoilinë”, lexohet në postimin e kapitenit madrilen në rrjetet sociale.

Por këto fjalë nuk kanë bindur aspak mediat spanjolle, sidomos ato madrilene, shumë pranë klubit. Sipas tyre, jo vetëm që ka putur përpeshje fizike, por ajo ka qenë e dhunshme dhe ishte pikërisht Tchuameni që lëndoi Valverde. Po ashtu, të përditëshmet lokale flasin për një përcarje të thellë në dhomat e zhveshjes së Real, me nerva të tendosura dhe irritim mes lojtarëve. Kjo atmosferë mund ta bëjë më të dështuar sezonin e madrilenëve, që të dielën do të luajnë në fushën e Barcelonës dhe mund të lejojnë rivalët e përjetshëm të festojnë titullin kampion në “El Clasico”.

InfoShqip