Vullnet Dervishi dhe Bruno Ceka, themelues të Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me organizatën “Albanians for America”, kanë zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, kryetar i nënkomisionit për Evropën, ku u diskutua në detaje situata politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut.
Takimi, i u fokusua kryesisht në atë që organizatorët e cilësuan si “erozion i vazhdueshëm dhe gradual” i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, Vullnet Dervishi, theksoi në këto takime iu kushtua rëndësi edhe marrëveshjes së Ohrit.
Sa i përket situatës së Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut, Dervishi, nënvizoi se ka një qasje për ta zvarritur këtë çështje.
“Fokusi ishte thelbi i procesit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të barabartë me popullin maqedonas. Ruajtja e pushtetit apo dëshira e një grupi për të arritur në pushtet ka lënë mënjanë të gjitha detyrim e marrëveshjes, ashtu siç është edhe gjuha. Ligji pjesërisht na jep një status zyrtar të gjuhës shqipe, por e shohim që nuk zbatohet në plotësi dhe dalin mekanizma të tjera që nuk lejohet të zbatohet kjo qasje. Këtë ne e kemi bërë të ditur sepse nuk duhet lejuar që situata të denigrojë edhe më tej”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/
