E premte, 08 Maj 2026
Lajme

“Njerëzit bëjnë humor me ‘metrat e fundit’ të Berishës”, Nura: Parti pa strategji dhe e keqtelendisur

TIRANË– Maxhoranca konfirmoi se Shqipëria vazhdon negociatat e integrimit, ndërsa Shqipëria është më pranë Bashkimit Evropian se kurrë më parë.

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Taulant Balla tha se qeveria vazhdon me ritëm të shpejtë bisedimet me BE, ndërsa vetë drejtuesit e Unionit konfirmojnë si realist objektivin e Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda vitit 2030.

Bashkimi Evropian financon përmes një programi mbështetjeje forcimin e pushtetit vendor në Shqipëri.

Analisti Artur Nura, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se pretendimet e opozitës për ngadalësim negociatash nuk qëndrojnë, ndërsa ndau një zhvillim të ri, që sipas tij, Bashkimi Evropian nëpërmjet Italisë partnere do të financojë një projekt, i cili ka për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të administratës tonë publike.

Kjo qasje shtoi Nura dëshmon se rruga që ka nisur Shqipëria drejt BE është duke vazhduar me intensitet të plotë.

“BE nëpërmjet Italisë partnere, është duke financuar një projekt për rritjen profesionale të administratës publike, e cila është një nga kriteret e BE, për t’u bërë pjesë e familjes europiane”, tha ai.

Po ashtu, Nura analizoi dhe zhvillimet në kampin opozitar, ku Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në protestën kombëtare të radhës.

Ai theksoi se pjesëmarrja është një nga treguesit, që dëshmon se Partia Demokratike nuk ka seriozitet dhe njerëzit po e braktisin masivisht.

Më tej Nura theksoi se qytetarët kanë nisur të bëjnë humor me “metrat e fundit” të artikuluara nga Sali Berisha.

“Gjithmonë e më pak njerëz dalin në protestë. Kjo është një mungesë serioziteti e PD, mungesë strategjie e opozitës. Njerëzit e zakonshëm bëjnë humor me “metrat e fundit të Sali Berishës.  Në momentin që bie Berisha, atëherë PD mund të ngrihet.

Ata që besonin deri dje se vetëm Berisha mund të marrë vota, sot janë pakësuar, dhe sot nuk dinë ku të shkojë dhe ku të votojnë. Partia opozitare është keqtelendisur”, u shpreh analisti Artur Nura./abcnews.al

InfoShqip