
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing në T7, i ka reaguar deklarimeve të Nexhmedin Spahiut, që ky i fundit i bëri për ish-presidente Vjosa Osmani.
Mirena e ka cilësuar Spahiun militant, duke thënë se këto janë sjellje primitive, përcjell Gazeta Express.
‘’Qysh po flet po dokesh si militant. Na gjykohemi nga ajo çka e flasim. Ça je ka flet po dokesh militant. Kjo pjesa e fushatës militanteske e jotja e Viktorit, ndaj secilit që ka guximin me leshu VV’në, është veç një fushatë që është krejt në favor të VV’së edhe Kurtit. Unë mendoj që njerëzit që dalin prej VV’së, edhe ata që kanë dalë më herët, unë mendoj që duhet me i vlerësuar dhe jo me i ofendu, pavarësisht çfarë rezultati kanë me korrë, megjithatë e kanë një troh dinjitet, që dikush që është në maje të pushtetit, mënojnë dhe pranojnë me refuzu si koncept, nuk është mirë me i sha. Ça janë këto sjellje primitive, krejt qata që kanë dalë prej Kurtit a janë tu dek uni’’, ka thënë ai.
The post “Çka janë këto sjellje primitive, njerëzit kanë dinjitet – Krejt ata që kanë dalë prej Kurtit, a osht dikush tu dek uni?’’, Mirena i thotë Spahiut që po flet si militant appeared first on Gazeta Express.
