Një armëpushim tre-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës do të hyjë në fuqi nga nesër, deri të hënën, njoftoi Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Armëpushimi vjen pas iniciativës së shpallur disa ditë më parë nga Presidenti rus Vladimir Putin, me rastin e festimeve të Ditës së Fitores më 8 dhe 9 maj.
Sot, më 8 maj 2026, presidenti i SHBA-së konfirmoi jo vetëm zbatimin e armëpushimit, por edhe zgjatjen e tij për dy ditë të tjera.
Donald Trump njoftoi zhvillimin përmes një postimi në platformën Truth Social, duke zbuluar në të njëjtën kohë se është rënë dakord edhe për një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish nga secila palë .
“Kërkesa u bë drejtpërdrejt nga unë dhe e vlerësoj shumë marrëveshjen e Presidentit Vladimir Putin dhe Presidentit Volodymyr Zelensky. Shpresoj që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe brutale”, tha presidenti amerikan, ndër të tjera.
/abcnews.al/
