Të reagoni shpejt kur diçka derdhet mbi qilim është shumë e rëndësishme për të shmangur njollat e përhershme, por jo gjithmonë kemi produkte speciale pastrimi në shtëpi.
Fatmirësisht, një produkt i zakonshëm mund të ndihmojë shumë: shkuma e rrojës.
Ekspertja e pastrimit Lynsey Crombie tregoi se shkuma e bardhë e rrojës mund të përdoret për largimin e njollave nga qilimat dhe dyshekët.
Duke folur në Instagram ajo tha:
“Shkuma e rrojës nuk është vetëm për rruajtje, por edhe një largues shumë i mirë dhe i lirë i njollave”.
Sipas saj, shkuma ndihmon në shpërbërjen e yndyrës dhe papastërtive që mbesin në fijet e qilimit.
Për ta përdorur këtë metodë, ajo këshillon:
Vendosni pak shkumë rroje mbi njollë;
Përdorni ujë të ngrohtë dhe një leckë ose furçë të butë;
Fërkojeni lehtë zonën;
Lëreni për rreth 10 minuta;
Pastaj pastrojeni dhe thajeni me një leckë të bardhë.
Ajo thekson se duhet përdorur vetëm shkumë e bardhë rroje dhe fillimisht të provohet në një pjesë të vogël të qilimit.
Kjo metodë funksionon mirë për njolla nga qumështi, ushqimi, pijet, balta apo akullorja.
Shumë njerëz në komente kanë treguar se truku funksionoi me sukses, madje edhe për njolla të vështira si manikyri apo njollat nga kafshët shtëpiake.
