Nuk ka ndryshuar skenari i PD. Edhe në këtë protestë, militantët e PD kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë.
Si pasojë e hedhjes në drejtim të punonjësve të Policisë të bombave molotovë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga disa protestues, u lënduan tre punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Efektivët u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak. ABC News mëson se janë jashtë rrezikut për jetën.
