E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

“A filluat prapë?” – Nora Istrefi flet për zërat e rikthimit me Robert Berishën

Class=

Prej disa javësh, në media dhe rrjete sociale po përflitet për një ribashkim të mundshëm mes Nora Istrefi dhe Robert Berisha.

Shkak u bë një darkë që dyshja kaluan së bashku në Zvicër, si dhe deklaratat e fundit të Robertit, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi.

Përballë këtyre thashethemeve, Nora reagoi fillimisht me humor. E qeshur, ajo u përgjigj shkurt: “A filluat prapë?”, duke lënë të kuptohet se nuk i merr shumë seriozisht zërat që qarkullojnë.

Megjithatë, këngëtarja dha edhe një përgjigje më të thelluar, duke reflektuar mbi marrëdhëniet dhe mundësitë e dyta:

“Besoj që çdo njeri e meriton një shans të dytë, në momentin e duhur, por ndoshta jo një të tretë.”

Një deklaratë që nuk konfirmon asgjë, por që mban gjallë kureshtjen e publikut për raportin mes dy artistëve. /GazetaExpress/

InfoShqip