E martë, 05 Maj 2026
Lajme

A ka dështuar reforma në drejtësi?/ Endri Shabani: Mbështes reformën, por ka probleme. Paraburgimi në nivele të larta

Avokati i Popullit, Endri Shabani i ftuar në Real Story ka shprehur shqetësim për përdorimin e tepruar të paraburgimit në Shqipëri, duke theksuar se ai është kthyer nga masë përjashtimore në normë.

Ai nënvizoi se vendi ka një nga nivelet më të larta në rajon të personave të padënuar në burg, duke rritur rrezikun për korrupsion dhe abuzime.

“Kam qenë dhe vazhdoj të jem mbështetës i reformës në drejtësi. Një nga shqetësimet është i vazhdueshëm nga Këshilli i Europës për paraburgimet. Paraburgim do të thotë që një person akuzohet për një vepër dhe derisa të kemi një vendim të formës së prerë, ky person mbahet në burg; ky është një rast përjashtimor. Duhet të mbahet në burg nëse përbën një rrezikshmëri. Në Shqipëri është kthyer në normë.

Duhet të ketë rrezikshmëri shoqërore, të prishë provat dhe të intimidojë të përfshirët. Në Shqipëri është 60 për qind, më e larta në rajon numri i të padënuarve. Qytetari ndalohet se ka konsumuar alkool në timon, patenta i është marrë, nuk ka dëmtuar njerëz. Kjo rrit riskun për korrupsion; ai që është në burg do të dalë sa më parë.

Kemi burgje të mbingarkuara; njerëz me probleme mendore, me aftësi të kufizuar, të moshuar mbahen në burg. Harxhojmë tre herë më shumë për të mbajtur në burg një të ri, sesa për ta arsimuar.”, tha Shabani.   / abcnews.al /

InfoShqip