E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

A u dëmtua Bayerni mbrëmë? Ballack i ka disa fjalë për referët

BB 1

Debati për eliminimin e Bayern Munichut ndaj Paris Saint-Germaini në Champions League vazhdon të ndizet, këtë herë me deklarata të forta nga Michael Ballack.

Ish-mesfushori i Bayernit dhe sot analist televiziv ka ngritur dyshime serioze për disa vendime të referimit gjatë gjysmëfinales, duke lënë të kuptohet se disa episode mund të kenë ndikuar në rrjedhën e ndeshjes, përcjell “Gazeta Express”.

Një nga situatat më të diskutuara është ajo rreth një kundërsulmi të Bayernit, i ndalur pas një prekje të dyshuar me dorë nga Nuno Mendes, i cili në atë moment ishte tashmë i ndëshkuar me karton të verdhë.

Megjithatë, gjyqtari nuk e akordoi kartonin e dytë, duke e lënë lojën të vazhdojë.

Sipas raportimeve, vendimi u ndikua edhe nga një ndërhyrje e gjyqtarit të katërt, i cili dyshohet se e sinjalizoi një prekje të mëparshme me dorë nga Konrad Laimer – megjithëse pamjet televizive nuk e konfirmuan një gjë të tillë.

Duke komentuar rastin, Ballack u shpreh hapur: “E kam ndjesinë se nuk donin ta jepnin atë karton të kuq. Kjo është vetëm ndjesia ime si shikues, dhe e them hapur.”

Ai shtoi gjithashtu se ndërhyrja e gjyqtarit të katërt në atë situatë ishte e pazakontë dhe ngriti pikëpyetje mbi vendimmarrjen e referit kryesor.

Sipas tij, vendimi nuk kishte bazë të qartë sportive: “Është shumë e diskutueshme. Në situata të tilla, nuk duhet të ketë ndikime të jashtme që e ndryshojnë vendimin në fushë.”

Deklaratat e Ballack kanë ndezur edhe më shumë diskutime në Gjermani, ku shumë analistë dhe tifozë të Bayernit besojnë se disa vendime arbitrare kanë ndikuar në eliminimin e skuadrës.

Nga ana tjetër, PSG-ja e siguroi kualifikimin në finale pas një përballjeje shumë të ngushtë, e cila u vendos në detaje dhe episode të diskutueshme. /Gazeta Express

The post A u dëmtua Bayerni mbrëmë? Ballack i ka disa fjalë për referët appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip