E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

Abdixhiku me Osmanin takim me qytetarët e Istogut: Diskutime të mira me plot ide e pyetje  

696790801 10163288698477759 1821465223903616233 N

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar për takimin me qytetarë që ka zhvilluar sot në Istog, bashkë me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Në postimin, i pari i LDK’së, ka theksuar interesimin e madh, duke shtuar se, takimi ishte me përplot ide, pyetje e diskutime të mira me qytetarët e këtij qyteti.

Postimi:

“HAJDE FOLIM” në Istog.

Sa shumë interesim. Përplot bashkëbisedim, ide, pyetje e diskutime të mira me qytetarët e këtij qyteti.

Kur njerëzit mblidhen jo vetëm për të dëgjuar, por për të folur, për të kërkuar e për të dhënë mendim, e kupton se shpresa qytetare është zgjuar sërish. Dhe pikërisht nga këto takime po ndërtohet rrugëtimi ynë i përbashkët përpara.

Istogu gjithmonë ka ditur t’i japë zë Lidhjes. Edhe sot, me këtë afërsi njerëzore, dëshmoi se është gati për rrugën që po bëjmë bashkë.

The post Abdixhiku me Osmanin takim me qytetarët e Istogut: Diskutime të mira me plot ide e pyetje   appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip