
E ftuar në “Ferma Club”, nëna e Indri ka ndarë detaje mbi marrëdhënien që familja ruan me ish-bashkëshorten e djalit të saj, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, raportet mes tyre vijojnë të jenë të qeta dhe të bazuara në respekt.
Ajo tregoi se komunikimi vazhdon normalisht dhe se ish-bashkëshortja e Indrit mbetet një person i rëndësishëm për familjen, sidomos për shkak të lidhjes që i bashkon përmes nipit. Sipas saj, raportet mes tyre janë të afërta dhe shpesh kalojnë kohë së bashku, duke ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme familjare.
Në fund, ajo nënvizoi se ish-bashkëshortja ka jetën e saj, ndërsa për të rëndësi ka që i biri të jetë i lumtur dhe i qetë në jetën e tij.
“I ka mbyllur të gjitha me ish-bashkëshorten. Mbetet respekti reciprok nga ajo, nga ne, nga Indri. Ajo do të mbetet person shumë i rëndësishëm për ne. Ajo më ka dhuruar mua nipin tim të parë. Është një person që nuk do të preket kurrë. Unë kam kontakt me të. Është ajo që ma sjell djalin. Ha edhe darkë me të dhe familjarët e saj. Videon që keni parë me djalin e ka bërë ish-gruaja e tij. Ajo është një suportuese. Ajo ka jetën e vet. Djalin e ka të përbashkët me Indrin. Unë i uroj tim biri të jetë i lumtur”, u shpreh nëna e Indrit.
/vizionplus.tv
