E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me një minutë heshtje për dy të miturit

2 Sd 2 711x400

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca ka nisur me 1 minutë heshtje për 2 fëmijët e mitur, E.Muçaj, 12 vjeç dhe K.Nikolli, 10 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme  pasi u përplasën nga automjeti me shofer Nikoll Radaçi në lagjen nr.15 të Durrësit.

“Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spahiu.

Seanca e sotme plenare zhvillohet për diskutime për çështjet apo problematikat e evidentuara nga zgjedhësit pas Javës së Gjelbër.

InfoShqip