E enjte, 23 Prill 2026
Lajme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, i është gjetur edhe një armë zjarri

Auto Policia E Kosoves 600x3601721583459 1

Gjatë ditës së sotme, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

“Zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim. Gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri”, njofton policia.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore, thuhet në njoftim.

The post Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, i është gjetur edhe një armë zjarri appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip