E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Telefoni

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë, ku një grua ka pranuar mesazhe me përmbajtje seksuale nga një i dyshuar.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 30 prill, ndërsa është raportuar më 3 maj 2026.

I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se i ka dërguar viktimës disa SMS me përmbajtje të seksuale.

Policia ka bërë arrestimin e tij, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

The post Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip