E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit

Policia Durres 1 675x400

Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, është marrë masë administrative ndaj drejtuesit të Policisë vendore.

Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve lidhur me ngjarjen e rëndë. Vendimi vjen në kuadër të verifikimeve institucionale për rrethanat dhe përgjegjësitë që lidhen me aksidentin.

Ndërkohë, në vend të tij është komanduar përkohësisht Ervin Hodaj, i cili do të drejtojë Policinë e Qarkut Durrës deri në një vendim përfundimtar.

Aksidenti i ndodhur më 3 maj tronditi opinionin publik, pasi një automjet doli nga rruga dhe përplasi tre fëmijë, duke shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur që vijon të marrë trajtim mjekësor.

/vizionplus.tv

InfoShqip