E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon në finalen e madhe të Champions League!

C8752b5e 50fc 4404 Ba57 8be5517d1f97 596x400

Arsenali siguron pjesëmarrjen në finalen e Champions League pas një pritjeje 20-vjeçare për herë të parë që nga viti 2006. Skuadra e Artetës triumfoi 1-0 ndaj Atletikos së Madridit, rezultat i cili pas barazimit 1-1 në takimin e parë në “Wanda Metropolitano”, u dha “Topçinjve” kualifikimin.

Epërsia u vendos në minutën e 44-t. Pas një sulmi, Jan Oblak priti goditjen e Trossard, por Bukayo Saka shfrytëzoi topin e kthyer për ta dërguar në portë.
Më herët, në minutën e 35-të, pati një moment polemikash kur Leandro Trossard dhe Antoine Griezmann u përfshinë në një kontakt brenda zonës. Ndonëse londinezët kërkuan penallti, arbitri nuk e ndërpreu lojën.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve. Pas pushimit, në minutën e 51-të, Giovanni Simeone humbi një mundësi të shkëlqyer përballë portës së hapur, i penguar nga presioni i Saliba-s. Në të 66-tën, Arsenalit i shpëtoi goli i dytë përmes Gyökeres, i cili nuk arriti të shënonte nga pika e penalltisë.
Finalja e madhe do të luhet në Budapest më 30 maj, në orën 18:00. Arsenali do të përballet me fituesin e duelit mes Bayern Munich dhe PSG, që do të zhvillohet nesër në orën 21:00 në “Allianz Arena”. Takimi i parë mes tyre në Francë përfundoi me shifrat 4-5 në favor të PSG-së.

InfoShqip