
Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës, i ftuar në Pressing, në T7, ka folur mes tjerash edhe për zhvillimet në Skenderaj.
Behrami e ka vlerësuar situatën atje si ‘’inskenim’’, duke shtuar se, kryeministri në detyrë, Albin Kurti është në ‘’panik të thellë’’.
‘’Çdo inskenim që e bën Kurti, e llogarit qysh me u perkthy në elektorat. Aty zoti Mehana ka shku me qëllim, provokimin e ka bë me qëllim, për këtë jam i bindun sepse edhe herën e kaluarën ka pas fyrje sistematike, private personale. Pra këto janë inskenime. Efekti është paniku. Albin Kurti është në panik të thellë, ai po e sheh humbjen e dominimit të tij. Dhe sa herë e sheh këtë rrezik ai bëhet agresiv, është në gjendje me përdor komplet aparatin e sigurisë’’, ka thënë Behrami mes tjerash, përcjell Gazeta Express.
The post Artan Behrami e quan inskenim të VV rastin në Skënderaj: Sa herë Kurti është në panik bëhet agresiv appeared first on Gazeta Express.
