Lidhja e Adionit dhe Fabjolës (Olës) po duket gjithnjë e më e konsoliduar pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Ferma VIP 3”. Çifti po dëshmon se ndjenjat nuk kanë mbetur vetëm brenda formatit, por po shndërrohen në hapa konkretë drejt një të ardhmeje së bashku.
Vetëm pak ditë më parë, Adioni ndau me ndjekësit në Instagram një lajm të rëndësishëm: ai kishte udhëtuar në Malësinë e Madhe për të vizituar familjen e Olës, ku – sipas asaj që tregoi vetë – kishte marrë aprovimin e tyre dhe i kishte kërkuar zyrtarisht dorën partneres.
E pas atij momenti, duket se ka ardhur edhe hapi i radhës. Këtë herë, ishte Ola ajo që vendosi të bëjë një vizitë domethënëse: ajo ka udhëtuar drejt Kosovës, më saktësisht në vendlindjen e Adionit, në Gjakovë, me qëllim takimin me familjen e tij.
Foto: Erzen Puka/InstaStory
Nga fotografia e publikuar në rrjetet sociale, çifti shihet i ulur në tryezë pranë prindërve të Adionit, të buzëqeshur dhe duke ngritur dollinë. Pamja lë të kuptohet për një atmosferë të ngrohtë dhe për një pritje pozitive, duke konfirmuar se Ola ka gjetur mirëkuptim dhe mikpritje në familjen e partnerit.
Me këto lëvizje të njëpasnjëshme – vizita te familjet dhe formalizimi i hapave – Adioni dhe Ola po e çojnë marrëdhënien e tyre në një fazë më serioze, duke i dhënë sinjale publikut se historia e tyre pas “Ferma VIP 3” nuk është thjesht romancë televizive, por një lidhje që po ndërtohet me qëllim dhe përkushtim. /Telegrafi/
