E enjte, 07 Maj 2026
Lajme

“Berisha e ndjen që e ka fundin tragjik”/ Avokati: Përgjegjës për 8 vrasje në familjen Haklaj. Krimet e Saliut nuk kanë fund

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, ka bërë deklarata të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një intervistës avokati e ka akuzuar kreun e PD Berisha, për një sërë ngjarjesh të rënda në vend, ndërsa shtoi se “Berisha e ndjen që e ka fundin tragjik”.

Në deklaratat e tij, avokati përmendi edhe çështjen e familjes Haklaj, duke iu referuar Sokol Haklaj dhe konflikteve të përgjakshme në Tropojë, për të cilat tha se po hetohen dhe kanë lënë pas disa viktima.

“Berisha ka shkuar në origjinë sepse tani kërkon ekzekutimin tonë. E njëjta situatë ishte me Sokol Haklaj. Ai Sokol Haklaj e vrau e ngriti organizatën e tij kriminale ku u bëri pritën. Dhe e ka thënë me gojën e vet, më zunë rrugën dhe unë shkova hapa rrugën, Po hetohen vrasjet e Haklajve se nuk ka vrarë pak. Ka vrarë 8 Saliu është vrarë edhe një vajzë nga Haklajt. Hazgan Haklaj e ka parasysh shumë mirë se si është vrarë në Tropojë. Ai tani me ne ndodhet në të njëjtën situatë. Pasi e pa që të gjitha krimet i dolën hapur, një popull i tërë i dinë krimet e tij. E dinë kush është babai real i tij dhe lidhjet e tij me Serbinë. Ai tani është në fazën e fundit. U bën thirrje Hamasit të vet. Ai bëri thirrje për të na vrarë…Dëgjojeni se çfarë thotë dhe se çfarë thirrjesh bën. Krimet e Berishës nuk kanë fund në këtë vend, është i zhytur në krim. Ai është në gjak me qindra familje shqiptare”, tha ai.

/abcnews.al/

InfoShqip