E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Berisha porosi krerëve të degëve: Riorganizoni partinë, Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne

A 351 711x400

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë takimit me krerët e degëve në selinë blu, kërkoi prej këtyre të fundit më shumë angazhim dhe riorganizim.

Berisha theksoi se riorganizimi i partisë ka qenë një ndër mangësitë më të mëdha gjatë këtyre viteve.

Sipas tij Edi Rama mund të dalë nga situata ku ndodhet vetëm nëse e lënë demokratët.

Për të gjithë ju dhe ne, kryefjala e të gjithave është organizim, organizim, organizim. Ne jemi parti e madhe, ata që e venë në dyshim këtë gabojnë. Jemi parti e madhe. Kemi patur një problem. Ne nuk jemi marrë me shkallën e duhur me organizimin. Ne nuk jemi ata që jemi përkushtuar në shkallën e duhur energjitë për qëllimin tonë. Sot, dhe çdo ditë, kryetarët anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, kanë detyrën organizimin, riorganizimin e kësaj partie, nga seksionet. Edhe kjo është e domosdoshme në situatën e krijuar.

Edi Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne. Nuk mund të dalë. Dha një intervistë, në një gazetë europiane. Shtypi europian iu përvesh si hipokrit, si mashtrues e të tjerë me radhë. Të gjitha cituan opozitën. Zërin e tyre, duhet të bëjmë gjithçka që këto përpjekje të vijnë në rritje. Edi Rama çdo ditë bëhet më armik, më antishqiptarë, më hajdut me organizatën e tij kriminale. Ne nuk do e pranojmë kurrë”, tha Berisha.

 

InfoShqip