E shtunë, 09 Maj 2026
Lajme

Berisha, protestë e “lagur”/ Pjesëmarrje e ulët e demokratëve, molotovë drejt policisë

Shah mat në bulevard. Protesta kombëtare e Berishës përfundoi në një foltore memece. Pa fjalime, më pak demokratë, në mes të shiut, dhe i rrethuar në mes të Tiranës.

Nisi me paqe dhe dashuri, por skenari për të mbuluar pjesëmarrjen e pakët ishte kamufluar marshimi.

Megjithatë për të dytën herë, policia e shtetit me në krye Skender Hitajn neutralizuan grumbullin e protestuesve deri tek hotel Dajti, duke u bërë ballë si molotovëve dhe fishekzjarrëve. U lënduan disa policë, kurse uniformat blu vetëm lagen me ujë protestuesit, që në fakt, prej shiut, kishin me orë të lagur.

Doktorit i mbeti vetëm një shteg për të dalë, selia blu. Aty pranoi se skenari i tij dështoi.

“Na bllokuan marshimin paqësor nuk na futën në kurth, shkuam vetë te rrethimi. Megjithatë, beteja vazhdon. “Për jetë a vdekje herës tjetër. Protesta tjetër? Do shohim”, tha ai.

Por mesazhi me i rëndësishëm që u dha sot, ishte nga demokratët. Në prag të rizgjedhjes së tij si kryetar, ata e braktisën aty ku atij i pëlqen më shumë, në shesh.

Edhe simbolika e 8 majit ra. Raporti i PE ia rrezoi protestën doktorit, por si europianët edhe Putini nuk e kishte me qejf këtë vit të bënte paradë madhështore në Ditën e Fitores.

Në këtë 8 maj, doktori ngeli vetëm, në fitoren e tij të hidhur, sepse hallin e madh nuk e ka zgjidhur, quhet Mereme, dhe në gjykate nuk i bëjnë më punë protestat, por drejtësia e tij e vjetër.

InfoShqip