E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Betimi për Drejtësi 452: Paaftësia shtetërore për verifikimin e personave që pajisen me leje për armë

IMG 6145

Betimi për Drejtësi ju sjell hulumtimin se si dështimi institucional në verifikimin e personave ka lejuar që një i kërkuar ndërkombëtarisht të pajiset me shtetësi dhe leje për armë në Kosovë.

  • Si ndodhi gjuajtja me armë në Prizren më 9 shtator dhe pse rasti nuk u trajtua si tentim vrasje?
  • Kush është Kujtim Koçi dhe si arriti të marrë dokumente kosovare, ndonëse kërkohej në Zvicër dhe Francë?
  • Si u pajis me leje për armë vetëm pak ditë pasi mori letërnjoftimin?
  • Pse institucionet nuk reaguan, edhe pasi ai u arrestua për posedim të narkotikëve?
  • Si është e mundur që i njëjti person të marrë edhe lejen e dytë për armë?
  • A kanë dështuar mekanizmat e sigurisë dhe verifikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme?
  • Pse një rast me elemente të qarta rreziku trajtohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”?
  • Çfarë u gjet gjatë bastisjeve dhe çfarë tregojnë dokumentet e dyshuara si të falsifikuara?
  • Si lëshohen certifikatat shëndetësore për armë pa asnjë kontroll real?
  • Pse një qytetar refuzohet në QKUK, por pajiset lehtësisht me certifikatë në Prizren?
  • Dhe sa persona të tjerë mund të kenë kaluar të njëjtën rrugë?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqni hulumtimin “Paaftësia shtetërore për verifikimin e personave që pajisen me leje për armë”,  që transmetohet në T7, Gazeta Express dhe në platformat online të Betimit për Drejtësi

The post Betimi për Drejtësi 452: Paaftësia shtetërore për verifikimin e personave që pajisen me leje për armë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip