E enjte, 14 Maj 2026
Lajme

“Brenda majit, diskutime e dritë jeshile”/ Integrimi, Kuko: Avancim të mëtejshëm për raportin e IBAR

Nënkryetarja e grupit të PS, Romina Kuko thotë se brenda muajit maj, do të ketë dritë jeshile dhe avantim të mëtejshëm për me raportin e IBAR për Shqipërinë, lidhur me procesin e integrimit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kuko u shpreh se Shqipëria nuk ka probleme me fqinjët.

“Po thuhen gjysmë të vërteta për raportin e IBAR. Raporti i IBAR, është asgjë më tepër sesa pikat e ndërmjetme që do duhet të aprovohen nga 27 vendet anëtare. Është proces teknik. Kemi raportin e KE që thotë, Shqipëria ka bërë punë shumë të mirë. Kjo paketë shkon te një grup që quhet COELA.

Ne do kemi brenda majit, një diskutim të dytë dhe të tretë me grupet e COELA, jemi duke dërguar përgjigjet tona. Ky proces do të avancojë me dritën jeshile për IBAR, do mbyllim kapitujt. Nuk mund ta quajmë vonesë, është hapësirë kohore e arsyeshme për të bërë pyetje dhe për të marrë përgjigje në kohën e duhur. Në qershor kemi KE që do ketë mbledhjen e madhe, diskutimin e madh, jemi brenda afatit për ta realizuar atë pjesë. Ka pyetje në parim, për mënyrën sesi demokracia funksionon në Shqipëri. Flitet për parimin, nuk flitet për raste individuale. Brenda majit, besoj do kemi avancim të mëtejshëm në këtë proces. Shqipëria ka politikë, zero probleme me fqinjët. Ne e kemi thënë, me Greqinë nuk kemi problem, kemi çështje të mbartura që duhet të sqarohen”, theksoi ajo./abcnews.al

InfoShqip