E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Brenda sallës së gjyqit – pamje nga momenti i shpalljes së dënimit për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim për “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

Aktgjykimi u shpall pas përfundimit të procesit gjyqësor dhe fjalëve përfundimtare të palëve, ku prokuroria kishte kërkuar dënime maksimale, duke argumentuar se vrasja ishte e planifikuar.

Në seancën e shpalljes së vendimit, të akuzuarit nuk ishin të pranishëm, ndërsa në sallë ndodheshin familjarë të viktimës të cilët e kanë ndjekur nga afër momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, i ndodhur më 29 nëntor 2023, kishte ngjallur reagime të shumta publike dhe kishte vënë në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë dhe dhunës ndaj grave në vend.

Fotografi nga seanca e shpalljes së aktgjykimit :

InfoShqip