E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Burg për vrasësin e fëmijëve/ Tragjedia në Durrës, lihet në qeli 57-vjeçari Nikollë Rradaçi

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për shoferin vrasës, Nikolla Rradaçi, i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër.

Në gjykate, brenda kafazit të xhamtë, Rradaçi u shfaq me kokën ulur dhe i penduar thellë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës së 3 majit, në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur Rradaçi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, i përplasi me shpejtësi të madhe.

Si pasojë, dy prej tyre, 12 vjeç, dhe 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa fëmija i tretë, 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por ka marrë plagë të rënda./abcnews.al

 

 

InfoShqip