E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18 të arrestuar dhe 8 në kërkim

Screenshot 1 1 726x400

Detaje të reja mësohen  nga operacioni i policisë në qarkun e Elbasanit. Bëhet me dije se janë vendosur 26 masa ndalimi, ndërsa deri më tani kanë përfunduar në pranga 18 persona. Tetë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni i gjerë antidrogë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat speciale,.

Aksioni është shtrirë në Prrenjas, Librazhd dhe në qytetin e Elbasan, si dhe në zona të tjera përreth, ku janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të dyshuara për veprimtari të paligjshme.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.

InfoShqip