E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24 vjeçarja braziliane në Durrës

Durre 713x400

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses fazën e 19-të të operacionit të koduar “Storm”, pas një hetimi dyjavor të zhvilluar me metoda speciale hetimi.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasja Sh. S., 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Brazil, e cila dyshohet se kishte organizuar aktivitet të kundërligjshëm prostitucioni në një ambient të marrë me qira.

Sipas burimeve zyrtare, e reja kishte përshtatur ambientin në lagjen nr. 4 të Durrësit për ushtrimin e kësaj veprimtarie, me qëllim përfitimin e të ardhurave monetare.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, shtetasja ka refuzuar të hapë derën e ambientit, e cila është hapur më pas me ndihmën e shërbimit zjarrfikës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 3 shtetas shqiptarë për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi një pasaportë të shtetases së huaj, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

InfoShqip