E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e tij përlotet në Ferma Club: Besoj te Vanesa, kemi patur probleme të mëdha pas divorcit të djalit

WhatsApp Image 2026 05 02 At 1.05.57 PM 711x400

Mbrëmjen e djeshme, Indri është surprizuar nga nëna e tij, e cila e priste me një tortë për ditëlindje. Mes emocionesh dhe lotësh, ajo i uroi të birit edhe shumë vite të lumtura, duke e këshilluar që ta shijojë këtë eksperiencë të veçantë dhe të qeshë sa më shumë.

Surprizës iu bashkua edhe Vanesa, me të cilën Indri ka krijuar një romancë brenda fermës, duke e bërë momentin edhe më të ndjerë.

E ftuar sot në “Ferma Club”, nëna e Indrit foli për ndryshimet në jetën e të birit dhe emocionet që po përjeton. Ajo u ndal edhe te raporti i tij me Vanesën, duke e vlerësuar maksimalisht:

“Vajzë e çiltër, e fortë, ka marrë përsipër dhe atë që i ka munguar në atë momente Indrit, forcën. Unë besoj shumë te kjo dashuri sepse e njoh djalin tim. Tani njoh edhe Vanesën që është e fortë.”

Në rrëfimin e saj, ajo preku edhe periudhën e vështirë që ka kaluar familja:

“Indri ka një moshë tjetër me Vanesën. Pas periudhës së vështirë të jetës së tij, pas këtij 2-vjeçari që është divorcuar, kemi pasur probleme të mëdha familjare. Indri këto gjëra i ka mbi shpatulla. Në momentin që ia lejoi vetes me u hedh në fillim, ai u kthye në realitet. Janë gjëra shumë intime, që nuk mund t’i tregosh në moment të papërshtatshëm.”

Ajo shtoi se është shumë e kënaqur me rrugëtimin e Vanesës dhe me mënyrën si ajo është sjellë:

“Me Vanesën jam shumë e kënaqur me rrugëtimin e saj. Unë si nënë shpresoj që t’i shoh edhe jashtë, por nuk mund të.”

Në fund, nëna e fermerit theksoi ndjesitë pozitive që ka marrë nga kjo njohje:

“Unë e ndjeva respektin dhe dashurinë e Vanesës për mua, si nëna e Indrit. Ndjesia ime ishte shumë pozitive. Jam e kënaqur kur shoh tim bir të kënaqur. Djali im në një ambient të mbyllur ka gjetur një person që e do.”

/vizionplus.tv

InfoShqip