Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për konferencën që kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me kandidaten për presidente, Feride Rushiti kanë mbajtur në vendin e presidencës së Kuvendit.
“Unë kam mbajtur konferencë por nuk e keni bërë këtë pyetje. Ajo është çështje private mos i ngatërroni me të tjerat”, tha Haxhiu shkurtimisht, raporton Ekonomia Online.
Ditë më parë, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Feride Rushiti kishin mbajtur një konferencë për media në foltoren e Presidencës.
