E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari

Ind 711x400

Finalizohet në Tiranë operacioni policor i koduar “Golds”, pas një vjedhjeje të ndodhur në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”.

Sipas policisë, një 17-vjeçar është identifikuar dhe vënë në pranga, pasi dyshohet se ka vjedhur varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u bë e mundur kapja në kohë e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

InfoShqip