Megjithëse sezoni ende nuk ka nisur zyrtarisht në Shëngjin atmosfera I ngjanë asaj të muajve të verës.
Ditët me diell të këtij fillim maji e kanë mbushur me vizitorë bregdetin. Në bare dhe restorante gjithashtu janë shtuar vizitorët.
Pushues nga qytete të tjera të vendit dhe nga Kosova kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në këtë plazh.
Operatorët turistikë dhe administrator të hoteleve në Shëngjin thonë se prenotimet kanë nisur herët.
Kjo prani e shtuar e vizitorëve me fillimin e majit sipas tyre konfirmon tendencën e viteve të fundit ku Shëngjin po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të pëlqyer për të pushuar jo vetëm në kulm të sezonit veror.
