E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Vodhi varëse floriri me vlerë 12 mijë euro/ Tiranë, arrestohet i mituri

Vodhi varëse floriri me vlerë rreth 12 000 euro në një argjendari në një qendër tregtare, vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Nga veprimet hetimore dyshohet se i mituri, ditën e djeshme, ka vjedhur varëse floriri në një argjendari në një qendër tregtare në rrugën “Abdi Toptani”, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

InfoShqip