Testimet e Droneve Ukrainas shkaktojne trondite brenda qeverive Europiane dhe pasojat tashme jane ndjere nga Athina deri ne Riga. Evika Silina, kryeministrja e Letonise dha doreheqjen nga posti I saj kete te enjte pas nje prize politike te shkaktuar ne vendin e saj si pasoj e hyrjes se disa droneve ukrainas ne hapesiren ajrore Letoneze. Kriza shpërtheu pasi tre drone ukrainas , që dyshohet se ishin nisur drejt objektivave në Rusia, humbën kontrollin për shkak të bllokimit të sinjaleve dhe përfunduan në territorin e Letonisë. Kryeministrja e Letonise kishte shkarkuar javen e shkuar Ministrin e Mbrojtes se Vendit duke kritikuar reagimin e tij ndaj incidenteve dhe duke emeruar nje zevendesues ne rolin e tij. Në shenjë proteste, partia Progresiste pjesë e koalicionit qeverisës dhe e drejtuar nga Spruds, tërhoqi mbështetjen për qeverinë, duke çuar në rrëzimin e koalicionit vetëm disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara në tetor.
“Po jap dorëheqjen, por nuk po dorëzohem”, deklaroi Silina të enjten, duke akuzuar kundërshtarët politikë për krijimin e një krize të panevojshme.
Incidenti ndodhi më 7 maj, kur tre dronë Ukrainas hynë në hapësirën ajrore letoneze. Njëri u rrëzua në tokë, një tjetër goditi një depo të zbrazët produktesh nafte pranë qytetit Rezekne, ndërsa droni i tretë hyri dhe doli nga hapësira ajrore e vendit. Nuk pati viktima apo të lënduar, por banorët lokalë kritikuan autoritetet për reagim të vonuar dhe të pamjaftueshëm. Kryeministrja tha se incidenti tregoi probleme serioze në sektorin e mbrojtjes, duke theksuar se Letonia shpenzon rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen kombëtare dhe se kjo kërkon përgjegjësi dhe rezultate konkrete. Presidenti I Letonise pritet të vendosë më 15 maj për krijimin sa më të shpejtë të një qeverie të re.
Trazira dronet e Ukraines kane shkaktuar edhe ne Greqi. Ministri Grek I Mbrojtjes Nikos Dendias deklaroi kete te enjte nga Brukseli se droni detar I gjetur prane Lefkades I cili ishte I prodhuar nga Ukraina mudn te ishte perplasur me nje anije turistike apo tregtate dhe shtoi se dicka e tille do te kishte pasoja te tmerrshme. Dendias tha se Autoritetetr Greke do te kerkojne llogari dhe do ti shkojne ceshjtes deri ne fund, duke e quajtur situatej jashtezakonisht serioze. Droni Ukrainas I gjetur prane Lefkades fatmiresisht nuk mbante ngarkese eksplozivi.
