
Janë mbyllur edhe dy ndeshjet tjera të fundit të javës së 32-të në Superligë.
Drenica ka marrë një fitore jashtëzakonisht të madhe 0:1 në udhëtim ndaj Dukagjinit.
Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, duke i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, Dukagjini mbetet i gjashti me pikë të njëjta me Drenicën.
Në anën tjetër, pa fitues u mbyll sfida mes Gjilanit dhe Ferizajt.
Ferizajasit barazuan në minutën e 13-të shtësë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Aktualisht, Ferizaj është në vendin e parafundit me 34 pikë, pesë më pak se Llapi që gjendet në zonën e barazhit.
Në anën tjetër, Gjilani me këtë barazim shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e pestë.
The post Drenica merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit, pa fitues mes Gjilanit e Ferizajt appeared first on Gazeta Express.
