Superliga e Zvicrës ka përfunduar me një sezon të jashtëzakonshëm ku Thun shkroi historinë duke u shpallur edhe kampion.
Skuadra e rikthyer në elitë këtë sezon arriti të fitonte titullin e parë në histori të klubit.
SofaScore tanimë ka publikuar edhe formacionin e sezonit në elitën e futbollit zviceran ku pjesë e saj janë edhe dy reprezentuesit e Kosovës.
Në portë është portieri Amir Shaipi i cili ka pasur paraqitje fantastike me Luganon në Superligën zvicerane dhe e mbylli kampionatin me notë 7,73.
Ndërkohë në mbrojtje është Kreshnik Hajrizi që ka qenë murë i pakalueshëm në mbrojtjen e Sionit. Hajrizi e mbylli sezonin me notë 7.19. /Telegrafi/
