E shtunë, 16 Maj 2026
Lajme

E rëndë në Australi, një burrë sulmohet nga një peshkaqen katër metra – humb jetën

Image

Një burrë 38-vjeçar është sulmuar nga një peshkaqen i bardhë i madh 4 metra i gjatë në Australinë Perëndimore.

Burri u kafshua në Horseshoe Reef, në veriperëndim të ishullit të njohur Rottnest pranë qytetit të Perthit, tha policia lokale.

Pamjet ajrore treguan burrin që po shkonte në breg me varkë.

“Fatkeqësisht, ai nuk mundi të mbijetoj”, tha një zëdhënës i policisë.

Departamenti i Industrive Parësore dhe Zhvillimit Rajonal i shtetit i bëri thirrje publikut të tregojë “kujdes shtesë” në ujërat përreth zonës.

Ndryshe, sulmi është incidenti i parë fatal në Australinë Perëndimore që nga marsi i vitit të kaluar, kur një burr tjetër u sulmua. /Telegrafi/

InfoShqip