E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Emërimet e zëvendësministrave nga Kurti, Bajrami: Kjo është zhvatje, e keni grryer shtetin

Hykmete Bajrami

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me emërimet e bëra në postet e zëvendësministrave, nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Bajrami ka thënë se, Kurti, këto emërime s’po i bën për punë, dhe se kjo, është ‘’zhvatje e shtetit’’.

Postimi:

Qeveria është në dorëheqje

Kur një qeveri është në dorëheqje, ministrat kanë kompetenca të kufizuara dhe nuk punojnë me kapacitet të plotë. E pikërisht në këtë situatë Kurti po emëron zëvendësministra.

Për çka?

Jo për punë, sepse s’ka punë, as s’ka ndonjë nevojë urgjente, po i emëron që të marrin pagë nga buxheti i shtetit, pa bërë asgjë.

Kjo është zhvatje e buxhetit – është abuzim me pozitën zyrtare.

Dhe dëmi nuk është vetëm te paratë që po shpenzohen sot. Dëmi është te standardi që LVV-ja ka vendosë: me trajtu shtetin si pronë paritiake, si mjet për me i  shpërbly militantët.

Këto standarde të ulëta kanë me i kushtu shumë e gjatë këtij vendi.

Është koha të shkoni në opozitë se e keni grryer shtetin.

The post Emërimet e zëvendësministrave nga Kurti, Bajrami: Kjo është zhvatje, e keni grryer shtetin appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip