TIRANË– Avokati i Popullit, Endri Shabani, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se angazhimi i tij publik ka qenë gjithmonë në funksion të qytetarëve, që nga koha kur drejtonte Parlamentin Rinor në fillim të viteve 2000, deri te rolet e tij në politikë dhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ai theksoi se, ndonëse ka ndryshuar pozicioni i tij, qëllimi mbetet i njëjtë: mbrojtja e të drejtave të qytetarëve.
Sipas tij, Avokati i Popullit nuk ka kompetencë vendimmarrëse, por ka të drejtën të monitorojë institucionet shtetërore dhe të hyjë në çdo zyrë apo institucion të vuajtjes së dënimit pa paralajmërim, për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut.
Ai pranoi se ndryshimet në administratë kërkojnë kohë, pavarësisht pritshmërive fillestare për reagim më të shpejtë.
“Jam në të njëjtin kah që kam qenë. Kam qenë aktivist, që kur drejtoja parlamentin rinor në fillim të vitit 2000 dhe angazhimi i shkallët politike ka qenë në një rol opozitar, ku në Këshillin Bashkiak të Tiranës kam ngritur problematika e qytetarëve për strehimin për çështjet e pronës, për grupet e margjnalizuar. Ka ndryshuar instrumenti. Tani kam më shumë instrumente në dorë, tani kam mundësinë të luftoj më shumë për qytetarët të cilët nuk kanë një zë, por unë nuk jam avokati i shtetit, që është një institucion shtetëror që varet direkt nga kryeministri dhe mbron interesat e administratës publike. Përballë administratës publike, Kur të drejtat e qytetarit shkelen nga një institucion publik, ai ankohet te ne dhe mbrojmë të drejtat e tij.
“Roli i Avokatit të Popullit nuk ka pushtet në kuptimin për të marrë vendime, për të ndryshuar gjerat. Avokati i Popullit, sipas Kushtetutës mund të hyjë në çdo zyrë të shtetit, në çdo institucion të vuajtjes së dënimit pa paralajmërim, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kur mora detyrën. Kam menduar që për dy muaj ne mund të ndryshojmë organizmin e brendshëm, ne mund të detyrojmë administratën publike që të reagoj shpejt, por ajo që shoh, është se merr kohë.
“Unë dua të fokusohem te ajo që do bëj dhe jo të rruga ku kaloi procesi i zgjedhjes. Padyshim që nuk e kam harruar. U surprizova nga të dyja palët. U surprizova nga ata që më quajtën aleat dhe pastaj më thonin që nuk jam i tyre dhe ata që deri dje i kisha çuar në SPAK, por që treguan një lloj përgjegjshmërinë për të më votuar, pavarësisht betejave që kisha bërë me ata, sepse betejat si kam patur personale, por institucionale. Ata që kam menduar e kam thënë dhe e kam denoncuar”, tha ai./abcnews.al
