E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më shkatërroi jetën pas prishjes së fejesës

YOUTUBE.00 29 06 16.Still1129 711x400

Diplomati i karrierës, Gazmend Turdiu ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

Ai ndau historinë me një profesor në Fakultet, i cili e trajtoi keq ish-ambasadorin gjatë kohës kur ai ishte student.

Pjesë nga biseda:

Turdiu: Ishte një vullnet negativ i një njeriu që nuk kishte nevojë ta shprehte këtë negativitet në publik, sepse i kishte të gjitha. Dhe u tregua shumë negativ.

Borakaj: Më duket shumë e hijshme nga ana juaj që nuk e përmendni emrin përtej gjithë asaj që ka ndodhur, për faktin që ai nuk jeton më.

Turdiu: Po, sepse nuk mbrohet dot. Po ta kisha përballë do t’ja kujtoja ngjarjen.

Borakaj: Do reagonit sërish njësoj nëse do ta kishit përballë?

Turdiu: Jo, nuk ka nevojë t’i thuash gjë tjetër. Ai nuk është se ishte i zgjuar, ai ishte i keq.

Borakaj: Ishte më tepër dashakeqësi në atë kohë apo padituri?

Turdiu: Padituri s’mund t’a them. Ishte një klimë negative. Sistemin e bënin negativ njerëzit si ai.

/vizionplus.tv

InfoShqip