E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Festivali i librit për fëmijë

Image

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë, organizuar nga ETEA, është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend që i kushtohet librit, leximit dhe letërsisë për fëmijë.

Detajet

Data: 16–20 shtator 2026
Koha: 10:00 – 18:00
Vendndodhja: Amfiteatri i sheshit ‘Zahir Pajaziti’

Eventi bashkon fëmijë, prindër, edukatorë, autorë dhe shtëpi botuese në një hapësirë të përbashkët për aktivitete edukative dhe kreative.

Programi?

Programi i festivalit përfshin:

  • Prezantime librash
  • Lexime me autorë
  • Punëtori kreative
  • Aktivitete ndërvepruese
  • Shfaqje për fëmijë
  • Lojëra edukative
  • Takime mes prindërve, edukatorëve dhe shtëpive botuese

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Qasje në libra dhe botime të reja për fëmijë
  • Aktivitete edukative dhe kreative për fëmijë
  • Mundësi për takime me autorë dhe edukatorë
  • Program që lidh leximin me argëtimin dhe kreativitetin
  • Nxitje e shprehive të leximit tek fëmijët

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Hyrja në festival është falas dhe e hapur për publikun.

Festivali është i dedikuar për:

  • Fëmijë
  • Prindër
  • Mësimdhënës
  • Edukatorë
  • Publikun e gjerë

Disa aktivitete mund të kenë kapacitet të kufizuar.

Kontakt:

Sponsor gjeneral i këtij edicioni është IPKO

InfoShqip