E hënë, 18 Maj 2026
Lajme

Fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Image

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në Komunën e Malishevës.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky proces synon parandalimin e kontaktit me rriqra, të cilët janë bartësit kryesorë të virusit të EHKK.

Image

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim për të parë mbarëvajtjen e punimeve në terren, procesin e ka vizituar Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga zyrtarët e shtabit emergjent.

Kastrati vlerësoi punën e të gjithëve që janë të angazhuar dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë Nacionale për parandalimin e EHKK-së.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Falënderoj të gjithë ata që janë të angazhuar në këto fushata dhe u bëj thirrje banorëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse me kujdes të shtuar,” u shpreh Kastrati.

Dezinsektimi është vetëm një nga hallkat e planit operativ, apo strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Paraprakisht janë zhvilluar edhe fushatë e gjerë e vetëdijesimit, pastaj repelimi i kafshëve dhe në vazhdimësi bëhet trajtimi i rasteve të thumbimeve nga rriqrat.

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK, ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në natyrë dhe të lajmërohen menjëherë në qendrat mjekësore në rast të pickimeve nga rriqrat. /Telegrafi/

InfoShqip