
Njësia Speciale gjendet në Skenderaj, pas incidentit të sotëm ku ishte i përfshirë kryetari i Skenderajt Sami Lushtakut.
Ganimete Musliu nga PDK-ja ka thnnëë se përdorimi i institucioneve shtetërore kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit.
“Përdorimi i institucioneve shtetërore dhe aparatit të pushtetit kundër një komune vetëm se nuk mund të depertosh politikisht përbën një abuzim serioz të pushtetit. Veprime të tilla thellojnë përçarjet, nxisin tensionet dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në një mjedis ku dhuna normalizohet. Albin mos nxit dhunë tërhiqi forcat speciale nga Skenderaj”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express
The post Ganimete Musliu: Albin mos nxit dhunë tërhiqj forcat speciale nga Skenderaj appeared first on Gazeta Express.
