Një tentative për grabitje banke ka tronditur qytetin Sinzig në Perëndim të Gjermanisë ndërsa paniku vijon, pasi grabitësit kanë marrë peng disa persona brenda degës së bankës dhe besohet se po qëndrojnë brenda ambienteve të kasafortës së saj.
Gjithcka nisi ne orën 9 të mëngjesit pasi grabitësit ndaluan një automjet të blinduar me para përpara ambienteve të Bankës dhe kërcënuan personat që ndodheshin në automjet duke nisur një përleshje me to.
Autoritetet Gjermane kanë rrethuar zonën dhe helikopterë të shumtë po patrullojnë në qytet ndërsa nuk dihet saktësisht numri I autorëve , armëve që ata zotërojnë por gjithashtu edhe numri I personave të marrv peng brenda ambienteve të bankës.
Policia Gjermane ka deklaruar deklaroi se aktualisht “nuk ka rrezik për qytetarët jashtë zonës së rrethuar”, por refuzoi të japë më shumë informacion për arsye taktike. Një zëdhënës I policise tha per mediat gjermane se autoritetet po kufizojnë informacionin publik pasi ekziston mundësia që pengmarrësit të ndjekin raportimet online.
Ngjarja rikthen vëmendjen te grabitjet e mëdha bankare në Gjermani, pasi në fund të vitit 2025 një tjetër grabitje në bank shkaktoi humbje prej rreth 30 milionë eurosh, sipas policisë.
