E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Gjimshiti, 9 ndeshje nga podumi/ Atalanta veçon yllin shqiptar për kontributin gjatë karrierës

Në pamje të parë ishte një duel si gjithë të tjerët.

Atalanta do të luante ndaj Xhenoas në Serinë A, në një sezon zhgënjyes në Itali e diçka më pak në Europë, ndërsa në fushë do të dilte edhe Berat Gjimshiti.

Padyshim që ai e dinte, dhe klubi I tij nga Bergamo ua kujtoi të gjithëve se shqiptari bëri një hap më lart në renditjen e paraqitjeve më të shumta për të gjitha kohët.

Kapiteni I kombëtares shqiptare arriti në 332 ndeshje për ekipin zikaltër, një më shumë sesa italiani Valter Bonaçina që e ka mbyllur me kohë karrierën, dhe tani është në vendin e katërt.

Përpara tij janë vetëm Mario Pashaliç, Xhampaolo Belini dhe kapiteni I sotëm I Atalantës, Marten De Ron.

E vërtetë që dy të parët nuk mund të arrihen, veçse kroati Pashaliç është vetëm 9 ndeshje larg, pra Gjimshiti I ka shanset për t’u ngjitur të paktën deri në podium.

Nuk do të ishte aspak diçka e vogël.

Në 332 ndeshje, qendërmbrojtësi ka shënuar 11 gola e shërbyer 10 asistë, ka dhënë një kontribut tepër të madh, duke qenë titullar dhe I dalluar në shumicën dërrmuese të këtyre sfidave, si dhe ka fituar Ligën e Europës, madje si kapiten./abcnews.al

InfoShqip