E premte, 08 Maj 2026
Lajme

Gjyqi ndaj Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO si dëshmitarë

Noizy 663x400

Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e GJKKO, ku është thirrur në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor ndaj bandës së Laert Haxhiu.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, ka hedhur dritë mbi disa nga krimet e rënda të kësaj bande. Mes tyre përmendet edhe vendosja e tritolit në një lokal në pronësi të Noizyt në Durrës.

Në këtë proces është paraqitur gjithashtu si dëshmitar edhe babai i këngëtarit, Bashkim Rajku. Të dy janë pjesë e rreth 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut.

Laert Haxhiu po gjykohet si drejtues i një grupi kriminal të përfshirë në 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e shpërthimit me tritol në biznesin e Noizyt, avokatët kanë kërkuar gjithashtu dëshminë e Kleviol Ahmetaj, i njohur si “Cllevio”. Procesi vijon me dëgjimin e dëshmitarëve dhe shqyrtimin e provave nga gjykata.

/vizionplus.tv

InfoShqip